Marrëveshje Elektronike
Në zbatim të ligjit nr. 35/2016 "Për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to" dhe të ligjit nr. 9217, datë 8.4.2004 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8576, datë 3.2.2000 "Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë"", Biblioteka Shkencore e Universitetit të Arteve, në pozicionin e ofruesit të shërbimit, njofton përdoruesit e shërbimeve elektronike të vëna në dispozicion se ndalohet rreptësisht riprodhimi, përpunimi, interpretimi, shpërndarja, transmetimi apo përdorimi i materialeve për arsye përtej procesit të mësimdhënies dhe studimit akademik-krijues.
Duke vazhduar me logimin në sistem nëpërmjet kredencialeve Tuaja individuale të aksesit, Ju si përdorues fundor deklaroni se jeni të qartë mbi të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje elektronike, e bazuar në Rregulloren e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Arteve dhe në legjislacionin Shqiptar në fuqi.